Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shumë fëmijë të prekur nga gripi sezonal, mjekët nuk rekomandojnë antibiotik

Lajme 25/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë fëmijë këtyre ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Ekspertët shëndetësorë kanë thënë për Radio Kosovën se fëmijët kryesisht vijnë me ankesat për ethe, temperaturë, skuqje fyti dhe kollë e thatë.

Javët e fundit shumë qytetarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, janë infektuar nga virozat e stinës, që zakonisht pasohen nga simptoma si ftohje, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje trupi dhe temperaturë. Kështu është shprehur për Radio Kosovën Valbona Dermaku, specialiste e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ajo thotë së gjatë këtyre ditëve kanë pasur fluks më të madh të  prindërve, të cilët i kanë sjellë fëmijët e tyre për vizita si pasojë e gripit sezonal.

“Po është në rritje numri i pacientëve, sidomos qysh nga periudha tetor – nëntor kur fillon koha e virozëve, po ashtu edhe këtyre ditëve kemi pasur fluks të madh të vizitave pediatrike si pasojë e gripit sezonal. Te foshnjat gripi po zgjat pesë deri në shtatë ditë. Fëmijët në dy-tri ditët e para po kanë temperaturë, por që pas ditës së dytë dhe të tretë po fillojnë të stabilizohen dhe kryesisht i trajtojmë me terapi simptomatike”, tha ajo.

Edhe disa nga prindërit të cilët i kishin sjellë fëmijët e tyre të pediatri për vizitë, thonë se fëmijët ka disa ditë që nuk ndihen mirë si pasojë e gripit sezonal.

“Fëmija po më ankohet  që ka dhimbje të fytit që dy ditë. Sot e solla te mjeku për kontroll. Tash isha e mora nga shkolla, sepse i ka disa simptoma të gripit, si  lodhje, plogështi, dhimbje fyti dhe temperaturë. E solla në vizitë te pediatri”, tha një qytetar për Radio Kosovën.

Edhe pediatri Nexhmedin Osmani,  thotë se këtyre ditëve kanë pasur shumë vizita pediatrike  por që nuk ka qenë raste të rënda. Ai tregon simptomat të cilat iu shfaqën fëmijëve.

“Fëmijët kryesisht vijnë më ankesa që kanë kollitje, temperaturë, plogështi. Ndërsa fëmijët e moshës me madhore vijnë kryesisht me kollitje të thatë, e që dyshohet që mund të jetë ndonjë lloj i COVID-19”, tha ai.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, gripi sezonal te fëmijët zgjat pesë deri në dhjetë ditë. Ata rekomandojnë që të mos ketë përdorim të antibiotikëve në raste virozash./RTK/

Artikulli paraprakNanoteknologjia e ARN-së: Shpresë për zbërthimin e HIV-it me reduktim 73%
Artikulli i rradhës Studim: Ndalimi i cigareve me mentol, një hap efektiv për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.