Më shumë se 85 përqind e atyre të vendosur në ventilatorë në sistemin më të madh spitalor të New Yorkut për shkak të simptomave të koronavirusit vdiqën nga sëmundja, ka zbuluar një studim.
CNN raportoi të enjten se një studim nga studiuesit në Institutin Feinstein për Kërkime Mjekësore dhe Northwell Health, zbuloi se niveli i përgjithshëm i vdekjeve midis pacientëve Covid-19 në sistemin shëndetësor ishte rreth 20 përqind, transmeotn Gazeta Shneta.
Në mesin e atyre që duhej të vendoseshin në ventilatorë, 12 përqind e popullsisë së përgjithshme të pacientëve Covid-19, kjo përqindje e vdekjes u rrit në 88 përqind, sipas studimit.
Numrat e tmerrshëm vijnë pasi shtetet në të gjithë vendin kanë kërkuar ventilatorë nga qeveria federale dhe furnizuesit privat përballë një mungese mbarëkombëtare, në mes të shpërthimit të koronavirusit, me shkallën e përgjithshme të shtrimit në spital në SHBA që menohet të jetë rreth 20 për 100.000 raste, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
New York ka regjistruar më shumë se 257.000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 15.000 vdekje nga virusi të enjten. /GazetaShneta/