Shumica e shteteve po ndërmarrin hapa për të lehtësuar kufizimet në distancë sociale dhe qeveria federale ka miratuar një ilaç eksperimental për të trajtuar pacientët Covid-19.
Por ekspertët e pandemisë thonë se rihapja e vendit është një “gabim i madh”, transmeton Gazeta Shneta.
“Jeni duke bërë një gabim të madh, do të kushtojë me jetë”, tha Dr. Irwin Redler, një pediatër dhe specialist në Qndrën Mjekësore Universitare Columbia.
Redler dhe Joseph Fair, dërguan një raport tek të gjitha qeveritë duke paralajmëruar se asnjë shtet apo qytet nuk duhet të zvogëlojë kufizimet derisa infeksionet e koronavirusit janë ulur në mënyrë të qëndrueshme për 10 ditë në dy javë dhe jo deri sa janë në dispozicion teste të mjaftueshme për të testuar sa njerëz me të vërtetë janë të infektuar.
Paralajmërimi i Redlener vjen pasi më shumë se 30 shtete po lehtësojnë kufizimet e distancimit social këtë fundjavë. Ndryshimet varian nga hapja e parqeve shtetërore deri tek lejimi i disa bizneseve për të rifilluar.
Covid-19 ka vrarë më shumë se 64.000 njerëz në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 2 milion në shkallë vendi, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Sipas ekspertëve, ulja e masave kufizuese është një rrezik vërtetë i rëndësishëm. /GazetaShneta/