Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndodhi vetaksidenti me autoblindë ku tetë policë mbetën të lënduar?

Lajme 14/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në veri të vendit. Si pasojë, lëndime kanë marrë tetë policë.

Tetë policë të Njësisë Speciale Operative kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë në veri të vendit, saktësisht fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmë Elshani.

Të njëjtit pas aksidentit, u dërguan për ekzaminime në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, konfirmoi fillimisht zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa-Hakaj.

Më vonë, e njëjta bëri me dije se dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se edhe dy të tjerë po përgatiteshin për t’u transferuar.

“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, tha ajo mbrëmë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK.

Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se se gjendja e tyre ishte stabile.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Vitia.

Ai bëri me dije se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, shkroi Vitia.

Artikulli paraprakThyerje të brinjëve – Specialisti i Torakales flet për gjendjen e policit të lënduar me autoblindë në veri
Artikulli i rradhës Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.