Si ta pastroni me brushë dhëmbësh kokën e bebës në muajin e dytë? Ju tregon Razije Musa

2017-03-19 në ora 19:32

Mamia me përvojë nga Materniteti i Londrës, Razije Musa, në këshillën e radhës na tregon si ta pastrojmë kokën e bebës që ka rjebulla apo rusa.

Musa tregon një metodë shtëpiake për ta pastruar kokën, shkruan Gazeta Shneta.

Postimi i plotë i Musës:

Një numër i madh prej juve më keni pyetur se si duhet të pastroni bebës kokën e cila ka rjebulla apo rusa.

Zakonisht kjo dukuri paraqitet në muajin e dytë dhe të tretë, e shpesh herë edhe më vonë.

Përveç shamponit që duhet blerë, ekziston edhe mënyra shtëpiake e pastrimit.

  1. Vaj ulliri
  2. Një leckë
  3. Një brushë të dhëmbëve

Dhe procedura është fare e thjesht, merreni vajin e ullirit 30-40 minuta par ase me i pastru bebet.

Pas 30 minutave, merreni brushën e dhëmbëve dhe filloni me ia krehë flokët dhe lozni me të lehtas dhe jo duke e sforcuar.

Pas një kohe kur ku mendoni që pjesërisht keni pastruar, pastrojeni pastaj bebën.

Dhe në fund thajeni kokën e tyre me peshqir. Përpiquni që pas çdo banjo kokën e bebës ta thani mirë sepse e mbroni prej rusave apo rjebullave.

Shpesh nënat frikësohen dhe kanë dilema nëse të ua pastrojnë apo jo sepse duket si një pjesë e ndjeshme e kokës.

Por, pa merak, me këtë metodë shtëpiake, me brushë, nuk ka mundësi të lëndohen. /Gazeta Shneta/