Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Dr. Basri Lenjani, ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si duhet të kujdesen për organizimin në ditët me temperatura të larta.
Lenjani ka thënë se për të evituar problemet me diell dhe sëmundjet që shton ai, qytetaret që nga ora 11:00 deri në orën 17:00 nuk duhet fare të ekspozohen në diell dhe duhet të qëndrojnë në hapësira të brendshme.
Të pinë sa më shumë lëngje si dhe të vishen me ngjyra të çelëta dhe t’i ikin ngjyrave të mbyllura sepse ato absorbojnë rrezet e diellit.
“Përdorimi i lëngjeve brenda 24 orëve të paktën 2 litra, përdorimi i kondicionerëve, ushqimi i pastër me karbohidrate, i varfëruar nga yndyra, janë disa nga këshillat që qytetarët duhet të ndjekin në këtë kohë”, tha ai.
Poashtu nënat shtatzëna duhet të ruhen më së shumti në këtë kohë, ushqimin t’a marrin të freskët ose t’a ruajnë në frigorifer. Ndërsa sa i përket aktiviteteve familjare ata mund t’i kryejnë ato gjatë orëve të hershmë të mëngjesit nga ora 07;00 deri në orën 11:00 ose në orët e mbrëmjes.