Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse

Lajme 03/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tregu farmaceutik në Kosovë ka shënuar rritje të barnave që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe tregjet aziatike, si Kina, India e Tajvani.

Pavarësisht se këto barna mund të jenë më të lira, ato duhet t’u nënshtrohen rregullave të importit, të përcaktuara me ligjin në fuqi, të rregulluara nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Megjithëkëtë, autoritetet e kësaj agjencie nënvizojnë se nuk kanë arritur të kryejnë inspektimet, konform ligjit, që këto barna t’i nënshtrohen regjistrimit.

“Ka pasur përpjekje nga inspektorët për të marrë viza për në Kinë, por nuk kanë arritur t?i sigurojnë ato, dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të realizojnë inspektimet”, ka Virtyte Krasniqi Shala, drejtoreshë e Departamentit të Regjistrimit të Barnave.

Kur i kemi regjistruar barnat, inspektorët kanë pasur ftesa nga shtetet e përmendura, por AKPPM-ja nuk na është përgjigjur. Tani publikisht i bëjmë ftesë inspektoratit që të vizitojë fabrikat me të cilat bashkëpunojmë dhe t’i inspektojë ato, pasi këto fabrika punojnë me shtetet evropiane dhe më gjerë”,  ka thënë Adem Hasani, farmacist.

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në kuadër të Agjencisë për produkte Medicinale për momentin është në proces rinovimi, gjë që shihet hap pozitiv drejt zgjidhjes së një problemi të kahershëm, për të ngritur kapacitetet dhe furnizimin me pajisje që i mungojnë ndër vite.

“Me sa di nga viti 2003-2004 kur është themeluar agjecioni ne ende nuk kemi laborator që është duke bërë analiza….”, ka thënë farmacisti Milaim Avdullahu.

Fakti që laboratori është në renovim, nuk e ndryshon gjendjen e sigurisë në terren, ndaj kontrollet vazhdojnë të bazohen në metoda alternative.

“Ne kemi një bord etik në kuadër të Odës dhe ai shqyrton çdo ankesë dhe shkelje të ligjit. Deri tani kemi pasur shumë raste ku farmacistët janë dënuar me gjoba, por heqja e licencës nuk ka ndodhur, sepse bordi nuk e ka parë të arsyeshme, meqë nuk ka pasur shkelje të rënda”, ka thënë Kadri Bytyqi kryetar i odes farmaceutike.

Licencat ndërkombëtare janë valide në gjithë botë, ndaj vlerësohet se barnat që qarkullojnë në tregun tonë janë të sigurta./rtk

Artikulli paraprakProdhuesit e barnave kërkojnë nga Gjykata Supreme e SHBA-së rikthimin e shpërndarjes me postë të pilulës së abortit
Artikulli i rradhës Moti sot diell, temperatura deri në 22°C

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.