Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Siguria në shkolla në alarm: Prishtina nis projekt për parandalimin e dhunës mes nxënësve

Lajme 29/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Siguria e nxënësve në shkolla vazhdon të mbetet një sfidë serioze në Kosovë. Për të përmirësuar këtë situatë, Komuna e Prishtinës po zbatojnë një projekt që ka për qëllim mbledhjen e të dhënave nga shkollat për të identifikuar problemet kryesore. Njohës të fushës së arsimit dhe sociologë theksojnë se institucionet përgjegjëse dhe gjithë komuniteti duhet të përfshihen për të krijuar një ambient të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë.

Dhuna në shkolla mbetet një problem shqetësues që ndikon negativisht në mësim dhe zhvillimin e nxënësve. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka bërë të ditur për RTK-në se rritja e sigurisë në shkolla është prioritet. Ai theksoi se po mblidhen të dhëna nga shkollat për të ofruar rekomandime konkrete.

“Kemi arritur një marrëveshje me një organizatë e cila  ka për synim që të mblidhen të dhëna, të cilat pastaj do të përpunohen dhe do të paraqiten në formë të rekomandimeve nga organizata. Si komunë, si Drejtoria e Arsimit do të japim qasje për organizatën në secilin prej niveleve, por kryesisht me fokus në ciklin gjashtë nënte dhe në shkollat e mesme, aty ku edhe rastet e ndryshme të dhunës mes nxënësve, mes bashkëmoshatarëve janë më të shprehura në këto dy nivele”, thotë Shahini.

Ekspertët e arsimit vlerësojnë se përmirësimi i sigurisë kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin familjen, shkollën dhe institucionet shtetërore. Xhavit Rexhaj, për Radio Kosovën theksoi se deri më tani qasja ndaj sigurisë në shkolla ka qenë e gabuar.

“Ne jemi në gabim konceptual, thellë jo vetëm pak por shumë thellë.  Prej nivelit të familjes deri te të shtetit, duhet t’i ndryshuar këto konceptualizima”, thotë Rexhaj
Bardha Qollaku, një tjetër njohëse e fushës së arsimit, shtoi se përveç edukimit mbi dhunën dhe mënyrën se si manifestohet ajo, duhet të merren masa konkrete sigurie në shkolla dhe në komunitet.

“Përveç pjesës së edukimit që duhet të përmirësohet, që të kuptohet se çka është dhuna, mënyra se si manifestohet ajo në të gjitha ambientet duke përfshirë edhe familjen. Po ashtu, duhet të ketë edhe masa të tjera sigurie nëpër shkolla dhe në komunitet, të cilat e bëjnë shoqërinë tonë më të sigurt. Pra, duhet një qasje gjithëpërfshirëse”, thotë Qollaku.

Sociologu Xhelal Hajrullahu theksoi se familja ka një rol kyç në edukimin dhe socializimin e fëmijëve, ndërsa dhuna shpesh shfaqet si pasojë e marrëdhënieve sociale të gabuar.

“Si faktor i parë i socializmit normalisht është familja, sepse të gjitha rastet shpeshherë po janë të izoluara. Dhuna nuk lind në mënyrë të izoluar, por është një lloj produkti i marrëdhënieve shoqërore, që do të thotë që ekziston ajo mungesë e kujdesit, konflikti mes prindërve, edhe ajo po bartet dhe po transmetohet edhe te faktori i dytë  i socializimit, që është shkolla, sepse këto modele të gabuara po i riprodhojnë më vonë edhe te fëmijët”, thotë Hajrullahu.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në vitin 2025 janë shënuar 631 raste të dhunës në shkolla, duke treguar domosdoshmërinë e masave të menjëhershme për përmirësimin e sigurisë së nxënësve. /RTK/

Artikulli paraprakMungesa e stentave në QKUK lë mbi 2 mijë pacientë në pritje, familjarët alarmojnë për rrezik jete
Artikulli i rradhës Truri përdor muzikën për të përpunuar emocionet, zbulon studimi ndërkombëtar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.