Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sigurimet shëndetësore, sfidë edhe për këtë vit

Lajme 03/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse në programin e saj politik, qeveria Kurti kishte premtuar zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, kjo ende nuk ka ndodhur. Opozita, ndërkaq, vlerëson se kjo çështje do të mbetet sfidë si për shëndetësinë ashtu edhe për qeverinë, edhe gjatë këtij viti që sapo kemi hyrë.

Ligji për Sigurimet Shëndetësore ndonëse ishte miratuar gjashtëmbëdhjetë vite më parë, ai nuk u zbatua asnjëherë viteve në vazhdim, ndërsa mbetet pikëpyetje nëse do të fillojë së zbatuari edhe këtë vit. Qytetarët, por edhe opozita, presin nga Qeveria që ta funksionalizojë këtë shërbim, ndonëse gjatë vitit që e lamë pas nuk është as një hap në këtë drejtim.

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti, ka fajësuar qeverinë aktuale pasi, sipas tij, projekti për sigurimet shëndetësore ka qenë i gatshëm. Hoti ka theksuar për Radio Kosovën se as gjatë këtij viti, kjo qeveri nuk ka ndonjë plan që të fillojë me sigurime shëndetësore.

“Sigurimet shëndetësore, projekt që ka qenë i gatshëm qysh nga qeveria Mustafa dhe mandej edhe në qeverinë Haradinaj, nuk ka shkuar tutje dhe nuk është zbatuar për shkak të pandemisë. Por, as në vitin 2024 nuk ka ndonjë plan që do të fillohet me sigurime shëndetësore”, tha Hoti.

Edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë se procesi i sigurimeve shëndetësore ka ngecur si pasojë e mosgatishmërisë politike dhe jo asaj qytetare.

“Mendoj që është obliguese që ne të fillojmë të kontribuojmë dhe të marrim pjesë në krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore dhe sigurimet shëndetësore të jenë ato që çojnë përpara procesin e prosperitetit të shëndetësisë. Nuk është mirë 15 vite pas themelimit si shtet, të mos kemi sigurime shëndetësore. Ne duhet të evokojmë, që ky fond të krijohet sa më shpejt”, theksoi Dreshaj për Radio Kosovën.

Ndërsa, nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë kanë thënë për Radio Kosovën se pa fillimin e sigurimeve shëndetësore, nuk mund të pritet një reformë rrënjësore në sistemin shëndetësor.

Ndërkaq, përveç çështjes së sigurimeve shëndetësore, sfidë për shëndetësinë gjatë këtij viti vazhdon të mbetet ikja e mjekëve, infermierëve, anesteziologëve, mungesa e furnizimit me barna si dhe mungesa e higjienës.

 

Artikulli paraprak713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë 2023-tës
Artikulli i rradhës Shkelet me të madhe Ligji për Duhanin

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.