Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sigurimi dhe arkëtari në QKUK rrahen mes vete, shkak një pagesë për hyrje-dalje

Lajme 23/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një përleshje fizike ka ndodhur së fundmi te njëra nga hyrjet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dy persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje momentale.

Të dyshuarit përfunduan në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet, raporton Sinjali.

Incidenti ka ndodhur pasditen e 21 korrikut, që u raportua si rast dje nga Policia, por pa u zbuluar lokacioni dhe detajet e tjera.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që janë përfshirë në rrahje janë një punëtor i sigurimit dhe një arkëtar i QKUK-së.

Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur si pasojë e një konflikti që plasi mes tyre lidhur me një pagesë të hyrje-daljes në QKUK – e që eskaloi në dhunë fizike.

Pasi Policia ka intervenuar, të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Artikulli paraprakVetëm dje ndodhën 91 aksidente trafiku në Kosovë, dhjetëra të lënduar
Artikulli i rradhës Trajtimi kundër diabetit rrit qelizat që prodhojnë insulinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.