Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikalistët e shëndetësisë dyfishojnë kërkesën për rritje të pagave

Lajme 27/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur Ramush Haradinaj ia dyfishoi rrogën vetes, duket se nuk e mendoi se kjo do të shkaktonte pakënaqësi tek shërbyesit civil e sidomos tek punëtorët shëndetësorë.

Këta të fundit si duket morën shembull nga kryeministri. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë nga 15 tani po kërkon 30 për qind rritje të pagave, shkruan Gazeta Shneta.

Ky vendim është marr në një mbledhje të mbajtur sot të Këshillit Drejtues të FSSHK-së.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga  Kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit  realizimin e kërkesave të premtuara, në të cilën parashihet rritja e pagave prej 30%, rrezikshmëria  në vendin e punës , përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftim.

FSSHK thotë se Ligji i pagave është jetik për punëtorët shëndetësor dhe prandaj kërkohet që të trajtohet në mënyrë serioze.

Në të kundërt ata kanë paralajmëruar qeverinë për radikalizim të veprimeve të tyre.

“FSSHK pret nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përmes dialogut social të gjej zgjidhje adekuate për kërkesat e lartpërmendura, në të kundërtën nëse nuk kemi reflektim nga ana e instancave shtetërore neve na duhet të ndërmarrim masa radikale sindikaliste duke mos përjashtuar edhe mosbindje institucionale”, është thënë në njoftimin e Federatës.

Pakënaqësitë e mjekëve lidhur me rrogat u shtuan pas vendimit të Haradinajt për dyfishimin e pagës së tij si dhe rritjes për zyrtarët tjerë të qeverisë.

Poashtu sindikalistët janë shprehur të zhgënjyer me mos respektimin e memorandumit me Haradinajn dhe Kadri Veselin gjatë fushatës para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë memorandum parashihet edhe rritja e pagave për sektorin e shëndetësisë. Haradinaj gjatë një vizite në QKUK ka deklaruar se pagat do të rriten për 5 për qind nga viti i ardhshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBabai transgjinor i cili lindi fëmijën e parë si një grua, rrëfen diferencat në mes shtatzënive
Artikulli i rradhës Arsyet kryesore që sjellin vështirësi në të ngelurit shtatzënë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.