Sindikata e Shëndetësisë ka paralajmëruar protestë simbolike, të mërkurën, para Qendrës Emergjente.
Përmes protestës simbolike sindikata kërkon rritjen e pagave prej 50 për qind deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023.
“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, tregon arsyet e protestës sindikata përmes një njoftimi për media.
Vendimi për protest u ndërmorrë gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të mbajtur më 13 shtator 2022.
Protesta pritet të mbahet para Qendrës Emergjente në orën 10:30. /Gazeta Shneta/