Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikata në Mitrovicë reagon pas dorëheqjeve në Spitalin e Përgjithshëm, kërkon sqarime nga menaxhmenti i SHSKUK-së

Lajme 15/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryesia e Shoqatës Sindikale në Spitalin e Mitrovicës ka reaguar për dorëheqjet e fundit nga menaxhmenti në këtë institucion.

Nga kjo sindikatë kanë shprehur shqetësimin për ndryshimet menaxheriale në javët e fundit në Spitalin e Mitrovicës ku fillimisht dha dorëheqje nga pozita e drejtoreshës Luljeta Zhubi, e më pas edhe ushtruesi i detyrës Enver Beqiri i cili u emërua pas Zhubit, shkruan Gazeta Shneta.

Bashkë me Beqirin dhanë dorëheqje edhe menaxherët tjerë, Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative.

“Pasojat të cilat po krijohen pa një menaxhment të konsoliduar po bien në barrë të punëtorëve shëndetësor, kemi më shume se një javë që është emëruar UD e Spitalit të Përgjithshëm dhe ende nuk është zgjidhur Bordi Drejtues i Spitalit, çka paraqet një shkelje flagrante ligjore”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar sqarime nga menaxhmenti i SHSKUK-së në lidhje me këto ndryshime.

Reagimi i plotë:

I nderuari Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së – Dr. Naim Bardiqi,

I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së – Z.Elvir Azizi,

Me anë të kësaj shkrese drejtuar hierarkisë së lartë udhëheqëse në sektorin e shëndetësisë,Kryesia e Shoqatës Sindikale-Mitrovicë pas ankesave të punëtorve rreth emrimeve dhe shkarkimeve të menaxhmentit  kërkon nga ana juaj të na sqaroni  arsyen se çka është duke ndodhur  dhe hapat që ju i keni ndërmarr për Spitalin e Përgjithshëm të  Mitrovicës.

Ne si Shoqatë Sindikale jemi të brengosur dhe të shqetësuar me situatën në të cilën ndodhet Spitali i Përgjithshëm  në Mitrovicë, ku emërimet, shkarkimet dhe dorëheqjet në këtë institucion janë bërë rutinë mujore dhe është i vetmi Spital  ku  po ndodhin manovrime të tilla.

Pasojat të cilat po krijohen pa një menaxhment të konsoliduar po bien në barrë të punëtorëve shëndetësor, kemi më shume se një javë që është emëruar UD e Spitalit të Përgjithshëm dhe ende nuk është zgjidhur Bordi Drejtues i Spitalit, çka paraqet një shkelje flagrante ligjore, sepse siq jeni në dijeni Spitali si institucion ka shumë punë përveq  trajtimit të pacientëve, kërkesa logjistike, çështje administrative dhe juridike, çështje prokurim, është fundi i muajit të vitit 2023 ku duhet bërë edhe përgaditjet buxhetore për vitin 2024 e shumë çështje tjera të cilat nga kjo situatë po pësojnë dhe si rrjedhojë po dëmtohet imazhi dhe kredibiliteti i këtij institucioni.

Andaj si Shoqatë Sindikale pranë Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë kërkojmë që sa më parë të zgjidhet çështja në këtë institucion konform legjislacionit në fuqi dhe ti kthehet normalitetit të përditshëm të punës.

Mos të bëhen lojra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë/7 ditë në javë.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Sindikale, Mitrovicë.

Artikulli paraprakCilat janë sëmundjet vaginale më të shpeshta që prekin organet gjenitale të femrës
Artikulli i rradhës Shenjat e para të autizmit, që kur fëmija është 6 muajsh

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.