FSSHK sot ka qenë nikoqir i kolegëve sindikalistë nga Shqipëria.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e sindikatës së shëndetësisë nga Shqipëria, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim është diskutuar për shkëmbimin e përvojave si dhe krimin e një forumi të përhershëm Shqipëri-Kosovë.
Gjithashtu në takim është diskutuar për sfidat e përbashkëta, përvojat në dialogun social dhe aktivitete sindikale, si dhe krahasimi i legjislacionit të punës në mes dy vendeve.
Ky aktivitet është përkrahur nga organizata Olof Palme International Center. /Gazeta Shneta/





