Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindroma Eagle: Kush e bëri i pari, Kirurgjia Vaskulare apo Kirurgjia Maksillofaciale?

Lajme 02/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar sot se në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion i rrallë për herë të parë.

Për herë të parë? Në fakt nuk po del të jetë ashtu.

Është fjala për Sindromën Eagle, një patologji e rrallë që ndodh kur bëhet zgjatja jonormale e procesit stiloid (një pjesëz e kafkës) në bazën e kafkës dhe shkakton dhimbje, therje dhe ndjesi e trupit të huaj në fyt, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit të QKUK-së, operacioni për heqjen e kësaj pjesëze është kryer sot sefte në këtë institucion nga kirurgët vaskular.

“Pas ekzaminimeve të nevojshme biokimike, radiologjike dhe të tjera, u konstatua një zgjatje e procesit stiloid me gjatësi rreth 5.5 cm, gjë që e bënte të domosdoshëm trajtimin kirurgjikal. Duke marrë parasysh përfshirjen e strukturave vaskulare të qafës, u vendos që ndërhyrja të realizohej në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, përmes qasjes ekstraorale, e cila mundëson ekspozim optimal anatomik dhe kontroll të plotë të strukturave vitale vaskulare dhe nervore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së

Por ky lajm nuk po del të jetë krejt i saktë. Gazeta Shneta ka biseduar edhe me kirurgët maksillofacial dhe të njëjtit kanë deklaruar se këtë operacion e kryejnë tash e 20 vite.

“Sindroma Eagle trajtohet nga specialistët e klinikës tonë që 20 vite. E kanë kryer atëherë dhe e kryejmë edhe tash. Për këtë kemi evidenca, incizime dhe protokolle”, ka thënë njëri nga kirurgët.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se kjo patologji e rrallë ka zgjidhje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOda e Mjekëve i mban zgjedhjet, ja si mund të kandidoni për anëtar të Kuvendit
Artikulli i rradhës Mbi 1700 pacientë të trajtuar në Repartin e Internos të Spitalit të Gjakovës gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.