Spitalet në kryeqytetin sirian janë vënë në gatishmëri pasi më shumë se 24 raste të kolerës dhe të paktën tre vdekje u raportuan në vendin e shkatërruar nga lufta, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.
Shkaku kryesor i përhapjes duket se është uji i ndotur si dhe ujitja e bimëve në disa zona me ujë të papastër, përcjell Gazeta Shneta.
Infrastruktura e Sirisë ka pësuar dëme të rënda që nga fillimi i konfliktit të vendit në mars 2011, ku banorët e disa zonave nuk kanë qasje në ujë të pastër.
Konflikti kishte vrarë qindra mijëra dhe kishte zhvendosur gjysmën e popullsisë së vendit prej 23 milionësh të paraluftës, shumë prej tyre që jetonin në vendbanime me tenda anembanë vendit.
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Damask nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi kreun e Ministrisë së Shëndetësisë në Damask, Mohammed Samer Shahrour, të ketë thënë se ministria po koordinon me departamentet në të gjitha provincat për të testuar ujin, si dhe disa fruta dhe perime.
Ai shtoi se spitalet në pjesët e mbajtura nga qeveria të vendit kanë ilaçe për t’u marrë me rastet e kolerës.
Në zonat e kontrolluara nga SHBA në verilindje të Sirisë, kreu i departamentit të shëndetësisë në rajon, Jwan Mustafa, raportoi tre vdekje dhe disa raste të tjera gjatë fundjavës.
Numri i rasteve të konfirmuara të kolerës është 20 në Aleppo, katër në Latakia dhe dy në Damask.
Ministria tha se kolera u zbulua gjithashtu në një fabrikë që prodhon kube akulli dhe e cila u mbyll menjëherë. /Gazeta Shneta/