Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sisteme të reja stuhish në Evropë

Lajme 11/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
stuhi ciklonesh
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Masa shumë të fuqishme ajrore jo-stabile me origjinë nga Oqeani Atlantik po vazhdojnë të depërtojnë vazhdimisht në Evropë, por duke mos patur asnjë gjasë që të depërtojnë edhe në Ballkan për shkak të Anticiklonit të fuqishëm afrikan.

Pothuajse çdo ditë në Francë, Gjermani Belgjikë etj. ka stuhi intensive, vende-vende shumë të fuqishme me shkarkesa masive atmosferike dhe breshër të madh. Pas qetësimit një-ditor ose dy pasojnë stuhi të reja që vijnë nga Atlantiku dhe intensifikohen në kontaktin e tyre me ajrin shumë të nxehtë afrikan.

Institutet evropiane për monitorim të stuhive verore kanë paralajmëruar për stuhi të reja intensive të Premten dhe lokalisht edhe gjatë fundjavës.

Vendet ku priten stuhi intensive të Premten janë jugperëndimi dhe juglindja e Francës, lokalisht edhe shumë zona tjera në Francë, pastaj pritet të përfshihet Zvicra, jugu i Gjermanisë, veriu i Italisë dhe tutje pjesë të Austrisë, Çekisë, Polonisë etj.

Një sistem shumë i fuqishëm me presion të ulët atmosferik apo shkëputje ciklonike do të shkaktojë stuhi shumë intensive në vendet që i përmendëm më lartë. Normalisht stuhitë do të jenë të përmasave të mëdha por nuk do të kapin të gjitha zonat. Presioni i ajrit do të ulet edhe në Ballkan gjatë fundjavës, por pa gjasa për ndonjë freski apo reshje të mëdha ngase ajri shumë i fuqishëm sup-stopikal me origjinë nga Afrika veriore nuk do të lejojë krijimin e stuhive të mëdha freskuese, megjithatë priten stuhi të izoluara me breshër kryesisht në shumë vise kodrinore-malore e shumë pak në viset tjera.

Pra, pas reshjeve intensive të këtyre ditëve, stuhi të reja me rrebeshe të rrëmbyeshme shiu parashihen në Evropë të Premten dhe për fundjavë. Në do të mundohemi të jemi më aktiv për të përcjellur gjendjen eventuale sinoptike në Evropë dhe Ballkan. /MeteoBallkan

 

Artikulli paraprakKëndvështrim ndryshe për nikotinën: Çfarë thonë studiuesit dhe rasti i suksesshëm i Suedisë?
Artikulli i rradhës Temperaturat e larta, qytetarëve u bëhet apel që të mos ndezin zjarre

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.