Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Situata meteorologjike mund të krijojë kushte për alarm të kuq, paralajmëron IHMK-ja

Lajme 10/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditëve në vijim situata meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.

Sipas IHMK-së, alarmi i kuq nënkupton se temperatura e ajrit kalon më lartë se temperatura e trupit të njeriut (37 gradë), “atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”.

IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet e diellit, veçanërisht gjatë intervalit kohor prej orës 10:00 deri 17:00.

“Kujdes nga rrezet  direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta.  Përdorni sa më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të fërguara, me shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë, pemë dhe perime”.

“Jemi në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut (37C), atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Instituti u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin hamulloret gjatë fushatës së korrje-shtrirjes.

“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermerëve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel për qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (stërnishtat), sepse përpos që  shkatërrojnë miliona organizma ,shkaktojnë rritjen e temperaturave lokale, mund ta rrezikojnë edhe pronën. Sipas mundësive, frekuentoni vendet me lartësi, pyjet, kodrinat, aty ku kemi më shumë qarkullim të ajrit të freskët”, vijon komunikata.

 

Artikulli paraprakNjë femër gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan
Artikulli i rradhës Stoltenberg: Kosova mund të përballet me mungesë uji të pijes deri në vitin 2050

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.