Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Situatë e rënduar me zjarret në disa fshatra të Klinës, apelohet për kujdes

Lajme 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve, që po punojnë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

“Një falënderim shkon për ekipet e zjarrfikësve të Klinës dhe atyre nga Peja, Rahoveci dhe Gjakova, të cilët kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe po japin kontribut të çmuar në këtë situatë emergjente”, ka theksuar Elezaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin hamullore apo mbeturina, pasi rreziku për përhapjen e zjarreve është shumë i madh dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për jetën dhe pronën e banorëve.

Sipas tij, Komuna e Klinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.

Artikulli paraprakStuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë
Artikulli i rradhës Pak ditë pasi i vdiqën prindërit, vdes edhe 19 vjeçari nga aksidenti në Llapushnik

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.