Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Situatë e rënduar në Shqipëri, disa fshatra përmbyten nga dalja e lumenjve nga shtrati

Lajme 12/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa fshatra në Vlorë dhe Fier janë zgjuar sot nën ujë, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan daljen e lumit Vjosa nga shtrati.

Raportohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore. Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa disa familje janë evakuuar.

Situatë më e rëndë paraqitet në Novoselë, ku uji mbuloi shtëpi të tëra. Pjesëtarët e një familjeje, bashkë me bagëtitë qëndruan për disa orë mbi tarracën e shtëpisë, derisa ekipet e shpëtimit i evakuuan.

Lumi Vjosa ka gllabëruar tokat bujqësore edhe në Fier. 20 banesa që ndodhen pranë shtratit të lumit Vjosë në Ferras  janë përmbytur.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese.

Në Fier, ka dhe probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë janë aktualisht pa drita, në Hekal , Fratar, Selitë dhe Kutë./Top Channel

Artikulli paraprakDoza e tretë e vaksinës ju ofron mbrojtje kundër variantit Omicron, thanë studiuesit izraelitë
Artikulli i rradhës SHSKUK i çon në Prokurori tri lëndë të auditimit: Kontratën për sigurim, të hyrat vetanake dhe kujdestaritë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.