Pacientët në komunën e Junikut të cilat kanë nevojë për pastrim të plagëve paraprakisht janë të detyruar të blejnë Jod në ndonjë barnatore private pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk është e furnizuar me të. Përveç Jodit Kujdesi Parësore Shëndetësorë në Junik gjithashtu ka mungesë edhe të vitaminës C.
Silavere Hoxha, shefe e farmacisë në qendrën e kujdesit shëndetësore në këtë komunë thotë se për këtë vit ende nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me shpatulla druri – të nevojshme për ekzaminim të problemeve në fyt, por megjithatë ajo thotë se kanë rezerva nga viti paraprakë.
“Sivjet furnizimi është shumë më i mirë. Kemi mungesë të Jodit dhe Vitaminës C. Shpatulla druri ka rezerva, sivjet ende nuk na kanë furnizuar me Shpatulla Druri”, u shpreh Hoxha në një prononcim për Gazetën Shneta.
Sa i përketë furnizimeve nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se furnizimi me barna nga Lista Esenciale e Barnave këtë vit ka arritur deri në 75 përqind, ndërsa furnizimi me materiale tjera shpenzuese është 85 përqind.
Në anën tjetër me mungesë të Jodit është ballafaquar edhe Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Ferizajt, ndërsa Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë të furnizuara mjaftueshëm.
Me mos furnizim të mjaftueshëm apo me mungesë të plotë të produkteve medicinale janë duke u përballur edhe QKMF-të tjera në vend për të cilat Gazeta Shneta ka raportuar. / Gazeta Shneta/
Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave