Një pacient kosovar i cili kishte qëndruar rreth 4 muaj në një spital privat në Stamboll dhe kishte paguar afër 170 mijë euro, ishte nisur për vazhdimin e trajtimit në Gjermani. Por kjo iu pamundësua për disa orë nga autoritetet turke pasi e bllokuan në aeroport për afër 5 orë
Mjeku kosovar Dr. Hasan Simnica është tronditur nga një veprim i autoriteteve turke ndaj një pacienti të tij në Stamboll kur ai i intubuar u bllokua në aeroport për rreth 5 orë. Ngjarja ndodhi pasi pacienti kishte qëndruar në një klinike private turke për 4 muaj dhe familja kishte vendosur që trajtimin ta vazhdonin në Gjermani. Por kjo iu pamundësua për disa orë nga policët turq.
Simnica ka treguar se pacienti ishte bllokuar me arsyetimin se ka tejkaluar qëndrimin 90 ditor në Turqi dhe tregon se si kërkohej që të vazhdonte edhe më tutje të trajtohej në këtë vend.
“Jeta e kosovarit ishte në rrezik, pra pse rrezikohej nuk i interesonte, sepse problemi i tyre vetem ato 7 ditë që ka qëndruar pa dëshirën e tijë mbi 90 ditë sa ka të drejtë”, ka shkruar Simnica në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Ai thekson se për këtë veprim të policisë kanë reaguar edhe kolegët e tij turq për të cilët thotë se edhe janë rrahur nga policia, ndërsa vet kishte rrezikuar të përfundonte në burg. Krejt në fund pacienti ishte liruar pasi ishte paguar një gjobë.
Postimi i plotë i Dr. Hasan Simnicës:
Ngjarje për të ardhë keq:
Nuk kam asgjë kundër turqve vetem kjo është sjellja e tyre (njerzore) dhe (humane) .
Pacienti kishte qendruar afer 4 muaj në Kliniken e Acıbadem dhe kishte paguar afër 170.000 euro për trajtim pasë Polytraumës????, pasi vendosi për trajtimin e tijë ta vazhdojë në Gjermani, pasi arritëm në aeroport për të kaluar kontrollin e pasaportave(pacienti në gjendje kome dhe i intubuar) shteti Turq dhe aparati i tij shtetërore vendosi që ta mbajë pacientin për afër 5 orë të bllokuar duke pritur Aeroplani, për arsye se personi ka qëndruar më shumë se 90 ditë në Turqi. Ne bashkarishtë me pacientin me ambulance turke u bllokuam nga policia turke në aeroport, pa marrë parasysh gjendjen e pacientit.
Kjo është fëtyra e vertetë e aparatit shtetëror turk, vetem pse ka qëndruar më shumë se 7 ditë mbi 90 ditë.
Jeta e kosovarit ishte në rrezik, pra pse rrezikohej nuk i interesonte, sepse problemi i tyre vetem ato 7 ditë që ka qëndruar pa dëshirën e tijë mbi 90 ditë sa ka të drejtë.
Unë protestova në mënyre masive bashkarishtë me stafin paramedic të turqisë, ata edhe i rrahën kurse unë u rrezikova të burgosësha, unë i thashë se keni edhe 5 minuta koha ta vendosni ose do ta lironi pacientin ose do ta informoje shtetin gjermane sikur shtetas që jamë për shkakë të bllokimit edhe timin në policin turke në aeroport.
Ata filluan të thojnë se pacienti nuk lejohet ta lëshojë Turqinë por ata në të njëjtën kohë do ta preferojnë një klinikë private tjetër në Istanbull ku pacienti të lerë shuma tjera, dhe ata të perfitojnë më shumë.
E gjitha kjo ndodhi nga ora 3 e mengjezit deri në orën 14 kur pasë shumë protestave dhe pagesen të denimit në shumë të madhe për pacientin u liruam.
Përveç 170.000 eurove u denua edhe me shuma tjera.
Shteti turk investon në Shqipëri dhe Kosovë me parat e shqiptarëve……
Unë kam qarë për maltretimin që ju behët Kosovarëve dhe jamë krenar që jamë shtetas gjermane.
I ftojë të gjitha gazetat të shkruajnë për trajtimin çnjerëzore që u bëhët kosovarëve atje.
I ftojë ambasaden Turke në Prishtinë për këtë pacientë kanë qenë të informuar sepse nuk është i panjohur në Kosovë, të marrin masa dhe të gjindet një trajtim më human i pacientëve.
Ftojë ambasaden Kosovës të mirret me shtetasit e tijë në Turqi, dhe ti mbrojë ata.
Unë personalisht ju shkruva Agjencionit të avicionit mbi rastin.
Organizates për të drejtat e njeriut në Europë.
Sherbimit për punë të jashtme Gjermane mbi trajtimin që më është bërë si shtetas gjermane.
TRAURIG