Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali i arrestimit të tre mjekëve në Prizren, Prokuroria tërhiqet nga kërkesa për paraburgim

Lajme 29/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prizren është tërhequr, pasi ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre mjekëve të Spitalit Rajonal në Prizren, Gazmend Sylejmani, Sami Reshitaj dhe Fisnik Sinani, raporton Gazeta Sinjali.

 Sinjali mëson se tashmë Prokuroria po kërkon që Sylejmanit dhe Sinanit t’u caktohet masa e arrestit shtëpiak, ndërsa ndaj Reshitajt është kërkuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Kujtojmë se tre mjekët janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ ndaj një pacienteje e cila kishte shkuar në repartin e Gjinekologjisë për të kryer lindjen.

E gjithë kjo ka ngjallur reagime të shumta.

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka reaguar për arrestimin e tyre, duke u dërguar letër publike ministres së Drejtësisë, atij të Shëndetësisë, të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pastaj Besim Kelmendit, UD Kryeprokuror i Shtetit, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ata thonë se lajmi për arrestimin e tyre nën akuzat për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” “ka tronditur komunitetin mjekësor dhe ka ngjallur zemërim tek individë të shumtë që besojnë në përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve”. Po ashtu kanë kërkuar që të kryhet një hetim i drejtë dhe i paanshëm për të shqyrtuar plotësisht akuzat.

Ndërkohë avokati, Besnik Berisha, e ka quajtur abuzim skandaloz dhe krim institucional arrestimin e tre mjekëve. Berisha thotë se prokurori që ka urdhëruar ndalimin e tre mjekëve, pa pasur ekspertizë mjeko-ligjore, ka abuzuar me detyrën e tij. Madje, ai thotë se prokurori i këtij rasti duhet të merret në përgjegjësi për urdhrin që ka dhënë. /GazetaSinjali/

Artikulli paraprakStudim: Suplementet e vitaminës D mund të ulin rrezikun e sulmeve në zemër
Artikulli i rradhës ShSKUK-ja për arrestimin e mjekëve nga Prizreni: Çdo konkluzion pa raportet profesionale është arbitrar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.