Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skleroza Amiotrofike Laterale: Shkaktarët, shenjat dhe rehabilitimi fizioterapeutik

Fizioterapi 21/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Xhennet Muriqi, fizioterapeute

Çfarë është skleroza amiotrofike laterale?

Është një sëmundje neurodegjenerative progresive që prek sistemin kortikospinal, palcën kurrizore, trungun trunor dhe neuronet motorike në rajonin primar. Skleroza amiotrofike laterale njihet edhe si sëmundja e Lou Gehrigut që prek neuronet motorike të sipërme dhe të poshtme.

Incidenca e sklerozës amiotrofike laterale në botë është për 100.000 persona-vjet 0.6-3.8 ndërsa në Europë për 100.000 persona-vjet 2.1-3.8 .

Prevelanca e kësaj sëmundje për 100.000 persona ndryshon 4.1-8.4 .

Është më e zakonshme tek meshkujt ndërmjet moshës 51-66 vjeçe.

Etiologjia kësaj sëmundje nuk është e njohur por mendohet se ekzistojnë një numër i madh i faktorëve: gjenetike, mosha, duhani etj.

Shenjat e sklerozës amiotrofike laterale

Shenjat e sklerozës amiotrofike laterale ndryshojnë shumë nga personi në person në varësi të neuroneve të prekura. Shenjat e kësaj sëmundjeje klasifikohen:

 -Shenjat e gjymtyrëve të sipërme (dobësi, fortësi, ngërçe në krahë dhe duar)

– Shenjat e gjymtyrëve të poshtme( vështërsi në vrapim dhe ecje)

– Shenjat e degjenerimit të sipërme motorik ( ngurtësim i muskujve, hiperrefleksia e rritur,ndryshimet shqisore)

– Shenjat e degjenerimit të poshtme motorik ( dobësi muskulare, fascikulacionet, refleks i dobët, ngërçe dhe ulja e tonusit muskular)

Përveç shenjave të lart përmendura te kjo sëmundja mund të shohim edhe vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në gëlltitje, lodhje, dhimbje, paraliz e plotë dhe depresioni.

Ekipi i trajtimit të sklerozës amiotrofike laterale

Ky ekip multidisiplinar përbëhet nga neurologu, fizjoterapeuti, infermieri, psikologu, nutricisti,logopedi, ergoterapisti dhe ekipi i kujdesit paliativ.

Qëllimet e programit të fizioterapisë tek sëmundja e sklerozës amiotrofike laterale

-Fokusimi në atë që pacienti ka më së shumti nevoj

-Identifikimi problemit dhe edukimi pacientit

-Kontrollimi i simptomave të shkaktuara nga dobësia

-Maksimizimi i pavarësisë funksionale

-Parandalimi i rënieve

-Zvogëlimi i dhimbjeve

-Përmirësimi cilësisë së jetës së pacientit

Rekomandimet dhe trajtimet sipas simptomave

Lodhje- për lodhje rekomandohet kursim energjie.

Ngurtësim i muskujve- për ngurtësim rekomandohet ushtrime për zgjatje të muskujve.

Ngërçe- për ngërçe rekomandohet ushtrime për zgjatje dhe ushtrime aerobik siç është ecja, noti, vrapimi i lehtë etj.

Dhimbje- elektroterapi

Vështirësi në frymëmarrje- rekomandohet ushtrime të frymëmarrjes.

Depresioni- rekomandohet aktiviteti fizik.

Artikulli paraprakMungesa e barnave në QKUK, barnatoret dhe depot furnizuese shesin citostatikë me shifra marramendëse
Artikulli i rradhës Skandal në Spitalin e Pejës: Foshnja e lindur e vdekur, futet në lavatriçe me çarçafë

Ju sugjerojmë

Trajtimi bashkëkohor fizioterapeutik tek gjendjet Neuro-Ortopedike të qafës

24/12/2022 Fizioterapi

OFTK dhe Gazeta Shneta ftojnë fizioterapeutët për publikim të artikujve profesional

19/12/2022 Fizioterapi

Artrozat: shkaktarët, shenjat, këshilla dhe trajtimi

31/08/2022 Fizioterapi

Disa këshilla për fizioterapi gjatë shtatzënisë

31/08/2022 Fizioterapi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.