Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sllamniku dyshohet se do t’i ndante 300 euro me dy anëtarë tjerë të komisionit

Lajme 14/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ortopedi Sabit Sllamniku i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës për marrje të ryshfetit, dyshohet se do t’i ndante 300 euro me dy anëtarët tjerë të komisionit vlerësues për invaliditetin e pacientit.

Pacienti i cili është në karrocë të invalidëve (emër i njohur për redaksinë) kishte shkuar te Sllamniku për ta bërë vlerësimin e shkallës së invaliditetit.

Mirëpo, gazeta sinjali raporton se ortopedi me gradën Doktor Shkence dyshohet se ia ka kërkuar atij 300 euro ryshfet, për t’ia kryer shërbimin e kërkuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se Sllamniku, si anëtar i Komisionit për vlerësimin e shkallës së invaliditetit në Prishtinë, ia kishte kërkuar pacientit të tij këtë shumë, që parashihej të ndahej me dy anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Pjesën e tij, prej 100 eurove, Sllamniku dyshohet se e mori dje në vendin e tij të punës në QKUK, rreth orës 08:30, e cila ishte shumë e simuluar me qëllim të kapjes së tij në flagrancë.

Rreth orës 09:00 ai u ndalua dhe u kontrollua nga policia, të cilët ia gjetën dhe ia konfiskuan paratë që ia kishte marrë pacientit.

Këto burime bëjnë të ditur për Sinjalin se prokuroria është në përgatitje të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj mjekut ortoped Sllamniku.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

Artikulli paraprakGjykata e lë në burg ortopedin për 30 ditë, ja sa para ia mori ryshfet pacientit
Artikulli i rradhës 12 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid, 79 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.