Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sllamniku u kap në flagrancë duke marr ryshfet, u incizua fshehtas nga njësitet e Policisë

Lajme 13/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ortopedi Sabit Sllamniku i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës, u kap në flagrancë duke marr ryshfet nga një qytetarë. Policia në këtë rast ishte duke përdorur metodat e fshehta teknike

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar lajmin për arrestimin e ortopedit të QKUK-së Sabit Sllamniku nga Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, shkruan Gazeta Shneta.

Sllamniku u kap në flagrancë duke marr ryshfet nga një qytetarë, dhe masa e ndalimit nga prokurori i është caktuar për 48 orë.

Njësitët e Policisë kanë përdorur metodat e fshehta në këtë rast, duke incizuar kryerjen e veprës nga ana e Sllamnikut. Ortopedi ka pranuar të marr ryshfet në këmbëim të vlerësimit të shkallës së invaliditetit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S., mjek në ShSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë.

Personi i lartcekur, dyshohet se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.

Artikulli paraprakTetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë, mbi 6500 qytetarë u vaksinuan në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Vitia thotë se dy vdekjet në Deçan s’kanë të bëjnë me helmimet

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.