Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.
Kjo ngjarje globale shërben si një kujtesë për rëndësinë jetike të dhurimeve të rregullta të gjakut dhe ndikimin e thellë që ato kanë në përmirësimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe shpëtimin e jetëve të panumërta, shkruan Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë është duke shënuar javën e dhurimit të gjakut, e cila ka filluar nga data 11 dhe zgjat deri më 18 Qershor, në sheshin “Nënë Tereza” ku është vendosur tenda, në të cilën qytetarët mund të bëjnë dhurimin vullnetar të gjakut.
Sot në ditën ndërkombëtare ajo ka bërë thirrje përsëri me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Gjak mund të dhurohet te Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nga ora 10 deri në ora 13./Gazeta Shneta/





