Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë.
Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së.
7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së.
Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror. /Gazeta Shneta/