Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sot fillon seanca fillestare ndaj tri infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Lajme 31/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen se kanë keqtrajtuar të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, tha se seanca do mbahet sot në ora 10:00.

“Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti për Arbresh.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

Ndryshe, më 2 nëntor të vitit 2022, një video është publikuar në rrjetet sociale duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë.

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja dukej se ishte punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por, britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdonte ta godiste.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.

“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik./Arbresh/

Artikulli paraprakMungon stafi në QMF të Gremes, pacientët vaksinohen në Ferizaj
Artikulli i rradhës Vdes në QKUK personi i dytë nga sulmi i së dielës me armë në Vushtrri

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.