Spa për bebe, gjëja më e lezetshme që mund ta kenë menduar prindërit për ta (Foto)

2017-03-23 në ora 12:23

A duket bebja juaj e stresuar? A po ‘lodhen’ shumë në ‘punë’? Nuk po arrijnë të flenë 16 orë në ditë?

Sapo është hapur një spa vetëm për bebe dhe, sado cinikë që mund të jemi, kjo spa me të vërtetë se është e lezetshme.

E hapur në Perth, Australi, “Baby Spa” është e para e llojit të vet, e cila i dedikohet veçanërisht bebeve.

Pronarë të “Baby Spa” janë motrat Kavita Kumar dhe Anita Yap, ndërsa pajisja e lundrimit që përdoret nga bebet është dizajnuar veçanërisht nga spa-ja.

Karakteristikë tjetër e këtij vendi janë edhe ‘klasat’ me masazh për bebe dhe më e mira është se bebet po kënaqen në këtë vend! Telegrafi