Grup i specializantëve vazhdon edhe sot protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.
Kjo është dita e katërt që mantelbardhët protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Klan Kosova.
Të enjten ata bllokuan hyrjen e kësaj ndërtese ku dhe për t’u ballafaquar me protestuesit, te hyrja doli Sekretari i Përgjithëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, i cili i sfidoi ata me pyetjen: “A keni me kompenzu këtë mungësë tuajën që jeni këtu sot?”.
Bardiqi vazhdoi tutje duke thënë se Ministria e Shëndetësisë do t’i shqyrtojë të gjitha kërkesat e protestuesve dhe mundësitë ligjore në mënyrë që ato të realizohen.
Mirëpo specializantët, nuk po u besojnë më premtimeve të ministrisë derisa ato të zyrtarizohen në letër./Klan Kosova/




