Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specializantët shqiptarë nga vendet e rajonit kërkojnë nga MSh që t’ua ulë pagesën e shkollimit

Lajme 05/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specializantët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) që pagesa vjetore e specializimit të jetë e njëjtë me atë të specializantëve nga Kosova.

Një grup specializantësh nga vendet e rajonit i ka dërguar një kërkesë redaksisë së Gazetës Shneta, duke ngritur si çështje trajtimin e pabarabartë në pagesat e specializimit.

Sipas tyre, aktualisht ata përballen me një detyrim financiar prej 5000 euro në total, përkatësisht 1000 euro në vit, ndërsa specializantët nga Kosova paguajnë 500 euro në vit. Ata e konsiderojnë këtë dallim si barrë të rëndë financiare dhe trajtim të pabarabartë për të njëjtin angazhim profesional.

Ky grup thekson se gjatë gjithë periudhës së specializimit kanë përmbushur obligimet dhe kanë kontribuar në shërbimet shëndetësore në të njëjtin nivel si të gjithë specializantët e tjerë.

Ata shtojnë se kanë marrë premtime të vazhdueshme nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret.

Sipas tyre, kërkesat janë dorëzuar edhe zyrtarisht pranë institucioneve përgjegjëse. Ata kërkojnë që çështja të trajtohet me prioritet dhe të merret një vendim që siguron trajtim të barabartë për të gjithë specializantët.

“Një sistem shëndetësor i drejtë ndërtohet mbi parime të barazisë, respektit dhe vlerësimit të kontributit të çdo profesionisti që është pjesë e tij”, thuhet në përmbylljen e kërkesës së tyre. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPse duhet të kontrolloni nivelin e vitaminës D: Përfitimet shëndetësore nga shëndeti i trurit deri te diabeti
Artikulli i rradhës Roli i lipoproteinës (a) në rritjen e problemeve kardiovaskulare

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.