Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitalet me mungesë të autoambulancave

Lajme 25/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitalet e përgjithshme në vend përveç problemeve të tjera janë duke u ballafaquar edhe me mungesë të autoambulancave. I vogël është numri i tyre, teksa në disa spitale janë vjetruar e prishur. Nevoja për shtim të tyre po shihet e domosdoshme.

Numri i autoambulancave që kanë në posedim QKUK-ja dhe spitalet e përgjithshme në vend, po del të jetë i pamjaftueshëm.

QKUK-ja ka vetëm shtatë autoambulanca funksionale. E me to, bëhet vetëm transporti brenda klinikave të QKUK-së, ndërsa brenda qyteteve jo.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucion terciar shëndetësor, nuk bënë transport të pacientëve brenda qyteteve, meqë është kompetencë e Qendrave të Mjekësisë Familjare. Aktualisht, QKUK ka 7 autoambulanca funksionale që bëjnë transport brenda klinikave QKUK! Për QKMF, duhet t’i drejtoheni komunave dhe Ministrisë së Shëndetësisë!”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim të QKUK-së për Gazetën Express.

Dy autoambulanca më pak i ka Spitali i Prizrenit. Gjithsej pesë. E tri prej tyre janë të amortizuara.

“Aktualisht Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka 5 autoambulanca. Tri prej tyre janë të amortizuara. Duhen së paku për 2 autoambulanca të reja”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

E vetëm katër autoambulanca funksionale i ka Spitali i Mitrovicës. Nga ky spital i thanë Gazetës Express se kanë nevojë për autoambulanca të reja, pasi që aktualisht i kanë dy të prishura.

“Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë  posedon 6 autoambulanca. Dy nuk janë funksionale për shkak të vjetërsisë dhe  4 autoambulanca janë funksionale. Gjithsesi, ka nevojë ende edhe për autoambulanca të tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, shtatë autoambulanca funksionale i ka Spitali i Pejës.

Nga ky spital kanë thënë për Gazetën Express, se numri i tyre është i mjaftueshëm për nevojat e spitalit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë posedon 7 autoambulanca dhe të gjitha janë në gjendje funksionale. Numri i tyre është i mjaftueshëm për nevojat tona”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Spitali i Gjakovës, Vushtrrisë dhe Gjilanit dhe Ferizajt nuk kanë treguar se sa autoambulanca kanë në posedim dhe se a kanë nevojë për shtim të numrit të tyre./Gazeta Express/

Artikulli paraprakMSH hap tenderin për insulina në vlerë mbi 3.6 milionë Euro, Autorizim Marketingu vendoset kriter për operatorët
Artikulli i rradhës Barnat antipsikotike funksionojnë ndryshe nga sa besonin shkencëtarët

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.