Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrezikun që institucionet shëndetësore publike, veçanërisht Spitalet Rajonale dhe QKUK, të mbesin pa staf të fushës së Teknologjisë së Informacionit (IT) ekziston akoma. Shkak kryesor për këtë situatë mbeten pagat e ulëta dhe koeficienti i pamjaftueshëm i përcaktuar me Ligjin e Pagave.

Sipas burimeve të IndeksOnline, në spitalet e Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës, disa punonjës të IT-së tashmë janë larguar nga puna, ndërsa situata pritet të përkeqësohet edhe në dy spitale të tjera rajonale dhe në QKUK, ku punonjësit e IT-së po shqyrtojnë dorëheqjen e tyre.

Këto profile janë të trajnuara dhe me përvojë në sistemin shëndetësor, duke pasur njohuri specifike për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve kritike të shërbimeve mjekësore. Me largimin e tyre, spitalet rrezikojnë të humbasin ekspertizën e akumuluar ndër vite, duke krijuar boshllëqe të mëdha në menaxhimin e infrastrukturës teknologjike.

Me rritjen e kërkesës për profesionistë të IT-së në tregun privat dhe pagat më konkurruese në këtë sektor, sektori publik duket se po humb interesin për specialistët e kësaj fushe.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në procesin e digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh), i cili është jetik për menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.

Artikulli paraprakSi të flisni me fëmijët tuaj për vdekjen e një kafshe shtëpiake
Artikulli i rradhës IKSHPK nis fushatën e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.