Drejtuesit e Spitalit Amerikan në Kosovë për shënimin e Ditës së Fëmijëve sot më 1 qershor, kanë vizituar Shoqatën e fëmijëve jetimë “Qëndresa Kosovare”.
Drejtori i Spitalit Amerikan, Z. Igli Larashi me këtë rast ka shprehur përkrahjen për këta fëmijë.
“Të festojmë së bashku, për të harruar momentet e vështira me të cilat këta fëmijë përballen çdo ditë dhe të mundohemi t’u falim disa çaste lumturie”, është shprehur Larashi.
“Spitali Amerikan në Kosovë, do të vazhdojë të përkrahë fëmijët dhe njerëzit në nevojë duke ju gjendur pranë me shërbimet e veta, pasi ne jemi të gjithë sëbashku një familje e madhe”, thuhet në njoftimin e Spitalit Amerikan. /Gazeta Shneta/
Shkrim i sponsorizuar