Spitali i Përgjithshëm i Ferizajit ka demantuar lajmin se në Shërbimin Emergjent, gjatë kujdestarisë së një dite më parë, nuk janë ofruar shërbime mjekësore për pacientët dhe të njejtit janë udhëzuar, në një institucion privat shëndetësorë.
Në sqarim ata kanë deklaruar se menaxhmenti i spitalit ka verifikuar punën e stafit kujdestar dhe të Emergjencës në përgjithësi, e poashtu, e monitoron punën në vazhdimësi, dhe se sipas tyre një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje, në postim thuhet se lajmi është i pa bazuar në fakte dhe tendencioz në nxitje mllefi të qytetarëve në ata që mundohen për ofrim me nderë të shërbimeve mjekësore.
Sqarim i plotë nga Spitali i Përgjithshëm-Ferizaj:
Sot, një portal lokal ka shpërndarë një lajm të pavërtetë, duke e ilustruar me fotografi të Spitalit, që kinse në Shërbimin Emergjent, gjatë kujdestarisë së një dite më parë, nuk janë ofruar shërbime mjekësore për pacientët dhe të njejtit janë “udhëzuar”, në një institucion privat shëndetësorë.
Të nderuar qytetarë, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj ka verifikuar punën e stafit kujdestar dhe të Emergjencës në përgjithësi, e poashtu, e monitoron punën në vazhdimësi, dhe kjo nuk ka ndodhur.
Në këtë postim nuk është cekur as emri i mjekut(ose të paktën inicialet), e as i ankuesit dhe nuk është specifikuar se në cilin shërbim emergjent është fjala, në atë të shërbimit primar (në kuadër të QKMF-Ferizaj) apo sekondar (SP-Ferizaj), atëhere nuk mund të jetë ndryshe përveç se një lajm i pa bazuar në fakte dhe tendencioz në nxitje mllefi të qytetarëve në ata që mundohen për ofrim me nderë të shërbimeve mjekësore.
Kërkojmë nga portali në fjalë që të bëjë sqarime të duhura apo nëse ka fakte t’i sinjalizojnë ato, bazuar në Ligjin për Sinjalizues.
Shpresojmë se portali duke pasur parasyshë etikën gazetareske do të kërkoj falje, duke publikuar sqarimin dhe të demantojë lajmin e sajuar, në të kundërten na obligon që ne si institucion ti ndjekim rrugët tjera ligjore.
Poashtu, menaxhmenti i Spitalit është i hapur për bashkëpunim me Medie, andaj para publikimit siç e kërkon etika gazetareske do të ishte mirë të merret qëndrimi i institucionit, e jo të dëmtohet imazhi pa fakte dhe argumente.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë fakte t’i paraqesin ato, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të avancohen, e që është synim edhe i menaxhmentit. /Gazeta Shneta/




