Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë ka raportuar një aktivitet intensiv gjatë vitit 2024, duke trajtuar gjithsej 1,733 pacientë të hospitalizuar.
Sipas të dhënave zyrtare, janë kryer gjithsej 5,554 vizita specialistike dhe 1,130 operacione kirurgjikale. Përveç këtyre, janë ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh, si klizma, fashime të plagëve dhe procedura të tjera të specializuara, shkruan Gazeta Shneta.
Këto rezultate pasqyrojnë një punë të pandërprerë dhe profesionalizëm të lartë nga ana e mjekëve dhe infermierëve të Repartit të Kirurgjisë, duke siguruar kujdes cilësor për pacientët në nevojë.
Postimi i plotë:
Kirurgjia,
1 mijë e 733 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në Repartin e Kirurgjisë gjatë vitit 2024.
Po sipas të njëjtit raport, ka pasur gjithsej 5 mijë e 554 vizita specialistike, 1130 operacione, shërbime të klizmave,fashime të plagëve dhe shume shërbime tjera.




