Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka demantuar lajmin për vdekjen e Dr. Ali Tolaj.
“Demontojmë lajmin lidhur me vdekjen mjekut të spitalit tone, ky lajme është propagande dhe lajm i pa vërtetë. Dr.Alia vazhdon të jete në respiratorë, ne lutemi për shëndetin e tij”, kanë deklaruar zyrtarët spitalit për Gazetën.
Reagimi i Spitalit të Gjakovës vjen pasi u shpërnda një lajm në disa media se doktor Tolaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Madje këtë lajm e kishte konfirmuar edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. /Gazeta Shneta/



