Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Mitrovicës e ulë numrin e operacioneve elektive, tri reparte e shfrytëzojnë sallën vetëm 4 ditë në muaj

Lajme 28/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Mitrovicës e ka reduktuar numrin e operacioneve elektive me arsyetimin se nuk ka anesteziologë të mjaftueshëm, edhe pse numri i tyre ishte i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Nga ky spital nuk kanë ofruar shifra të operacioneve të kryera vitin e kaluar në krahasim me sivjet

Në Spitalin e Mitrovicës është krijuar një program i ri operativ i përpiluar nga njëri prej anesteziologëve dhe i nënshkruar nga kryeshefi i anestezionit. Ky program i ri ka parashikuar reduktimin e operacioneve elektive ose të njohura ndryshe si intervenime jo-urgjente, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas kësaj skeme të re të operacioneve, reparti i Ortopedisë do të mund të shfrytëzojë sallën e operacionit vetëm pesë ditë brenda muajit maj, tri repartet ORL, Oftalmo dhe Urologjia e kanë në shfrytëzim sallën e operacionit vetëm katër ditë, ndërsa gjinekologjia dhe kirurgjia nga gjashtë ditë gjatë muajit maj.

E kjo skemë e re e programit operativ të reduktuar me numrin e operacioneve po përkrahet edhe nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës. Kjo me arsyetimin se nuk kanë anesteziologë të mjaftueshëm, ndonëse në këtë spital vitin e kaluar dhe sivjet punojnë katër mjekë anestezistë.

Menaxhmenti përmes zëdhënëses së spitalit i ka dërguar disa përgjigje Gazetës ku pranohet dhe arsyetohet reduktimi i numrit të operacioneve.

“Ne Spitalin e Pergjithshem Mitrovice operacionet elektive jane zvogluar per shkak te mbi ngarkeses se madhe sepse jane 5 salla te medha operative dhe jane 4 Anesteziolog, ku, njeri nga ta eshte me semundje te rende”.

“Sallat ne Spitalin e Pergjithshem Mitrovice punojn 18-20 dite ne muaj, ose me e thjesht nuk punojne vetem 1 dite  brenda javes per shkak te mungeses se nje Anesteziologu qe eshte nje dite me heret kujdestar 24 ore. Menaxhmenti i Spitalit te Pergjithshem Mitrovice eshte njoftuar nga kryeshefi i Repartit te Anesezionit per ndryshim te orarit  per arsye te mbingarkesës”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Mitrovicës.

Gazeta ka kërkuar sqarime shtesë se sa ka qenë numri i operacioneve në vitet 2019-2020 në të njëjtën periudhë me vitin 2023 në këtë spital meqë janë arsyetuar me mbingarkesë, por nga menaxhmenti nuk kanë dhënë përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Termokosi” e përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK
Artikulli i rradhës Moti për nesër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.