Spitali i Përgjithshëm i Mitroviës ka hapur një konkurs për 29 pozita të lira për mjekë specialistë, infermierë bachellor dhe shkollë të mesme, si dhe laborant e teknikë.
Pozitat e kërkuara janë këto:
4 pozita – Mjek Specialist Pediatër; 1 pozitë – Mjek Specialist Infektolog; 9 pozita – Infermierë të përgjithshëm, bachelor; 5 pozita – Infermierë të përgjithshëm, shkolla e mesme; 4 pozita – Mami, bachelor; 4 pozita – Mami, shkolla e mesme; 1 pozitë – Laborant i Mjekësisë (biokimi), bachelor; 1 pozitë – Teknik laborant – drejtimi mjekësor – shkolla e mesme
Afati i pranimit të aplikacioneve fillon nga 27 shtatori dhe zgjat 15 ditë kalendarike.