Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat për shërbimet e ofruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, janë realizuar 243 vizita specialistike, ndërsa 21 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Gjatë kësaj periudhe, 12 pacientë janë liruar për në shtëpi pas trajtimit.
Në maternitet janë regjistruar 3 lindje – 2 vajza dhe 1 djalë.
Po ashtu, janë kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale, 61 incizime rëntgen dhe 22 ekzaminime me ultrazë.
Në laborator, 111 pacientë kanë kryer analiza, me gjithsej 751 analiza të realizuara./Gazeta Shneta/




