Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka raportuar një aktivitet intensiv dje, duke kryer në total 4,401 analiza laboratorike për 386 pacientë.
Gjatë ditës, janë zhvilluar 586 vizita mjekësore dhe 43 pranime. Aktualisht, 212 pacientë janë të shtrirë për trajtim.
Në fushën e lindjeve, janë regjistruar 6 lindje, përfshirë 2 djem dhe 4 vajza. Gjithashtu, janë kryer 10 operacione dhe 45 seanca dialize për pacientë me nevojë të veçantë.
Për imazhet diagnostike, raportohen 87 rëntgena, 32 ultra zëra, 18 CT-ja, 9 rezonanca magnetike, dhe 7 mamografi. Së fundmi, janë ofruar 63 shërbime fiziatrike për ata që kanë nevojë për rehabilitim./GazetaShneta/