Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës e blen rezonancën 58 mijë euro më shtrenjtë sesa vlera e parashikuar, OSHP s’e merr parasyshë vlerësimin e ekspertit për anulim të procedurës

Lajme 12/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Pejës e ka blerë rezonancën magnetike më shumë se 58 mijë euro më shtrenjtë sesa vlera e parashikuar. Eksperti shqyrtues në OSHP ka rekomanduar anulimin e procedurës dhe ritenderimin, por paneli shqyrtues nuk e ka marr parasyshë dhe i dhënë leje Spitalit që të vazhdojë procedurën

Spitali i Pejës në qershor të këtij viti e ka shpallur fitues kompaninë “Medbrand SHPK” me pronar Shkëlqim Verdha, për furnizim me rezonancë magnetike në vlerë 558,800 Euro, ndonëse se vlera e parashikuar në njoftimin për kontratë ishte fiks 500 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Kundër këtij vendimi ishte ankuar një operator tjetër, “Uni-Care SHPK” me pronarë Lindita Hasani Neziri, Nora Jupolli Krasniqi, Yll Bajrami, Ismajl Shurdhaj, të cilët kishin ofertuar me vlerë 482,022 Euro. Por OSHP e ka refuzuar ankesën, ndonëse eksperti shqyrtues kishte rekomanduar që procedura të anulohej pasi ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

“Duke u bazuar në faktet, sqarimet e lartpërmendura dhe të gjeturat tjera në këtë raport, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e grupit të OE: ‘Uni-Care’ SHPK-Prishtinë, aprovohet si e bazuar, dhe rekomandon të anulohet B58-njoftimi mbi vendimin e AK (vendimi për dhënie të kontratës) dhe lënda të Anulohet – anulimin e aktivitetit të prokurimit sipas nenit 62 të LPP-së, dhe nëse akoma ka interes AK mund ta ri-tenderoj dhe të veproj në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të LPP-së”, citohet eksperti shqyrtues në dokumentin e vendimit të OSHP-së.

Por paneli shqyrtues i përbërë nga Vedat Poterqoi – kryetar dhe anëtaret Nita Bejta-referuese dhe Vjosa Gradinaj Mexhuani, kanë vendosur ndryshe nga mendimi i ekspertit shqyrtues.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e operatorit ekonomik ‘Uni-Care’ SHPK-Prishtinë kundër njoftimit mbi dhënien e kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: Furnizim me Rezonancë Magnetike…iniciuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës”, thuhet në vendimin e panelit shqyrtues.

Ky panel i ka kërkuar Spitalit të Pejës që para se të nënshkruaj kontratën të sigurojë mjetet shtesë për përfundimin e aktivitetit. E këto mjete shtesë do të sigurohen përmes buxhetit për investime kapitale të SHSKUK-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të ish-drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi dhe ZKF-së së SHSKUK-së Sherif Bytyqi, i bashkëngjitur në vendimin e OSHP-së.

“Në bazë të kërkesës së juaj të datës 01.07.2022, ju konfirmojm se pjesa e mjeteve shtesë prej 58,800 Euro për furnizimin e MRI-së do të mbulohet nga Investimet Kapitale i programit 11320-Administrata Qendrore e SHSKUK nga projekti nr. 18235 ‘Blerja e pajisjeve mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK’”, thuhet në këtë dokument të nënshkruar nga Krasniqi dhe Bytyqi.

Megjithatë eksperti shqyrtues ka vlerësuar se autoriteti kontraktues, në këtë rast Spitali i Pejës, ka vepruar në kundërshtim me nenin 9 dhe 62 të Ligjit të Prokurimit Publik, duke kufizuar konkurrencën sepse operatorët ekonomik nuk kanë pasur njohuri se vlera e parashikuar do të rritej.

“Sikur ta dinte se do të rritej vlera e parashikuar apo sikur të ishte më e lartë vlera e parashikuar e kontratës për këtë AP, sigurisht se do të tenderonte me njërin nga llojet e specifikuar…dhe sigurisht se do të tenderonin edhe OE të tjerë në këtë aktivitet të prokurimit, që do të thotë se njësia e kërkesës e njeh shumë mirë këtë pajisje dhe ka planifikuar vlerën e parashikuar, posht çmimit të tregut, apo/ose ka rritur specifikimet teknike mbi vlerën e parashikuar që do të thotë se AK nuk ka vepruar në pajtim të plotë me nenin 9 të LPP-së dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së”, thuhet në vlerësimin e ekspertit shqyrtues.

Vendimin e plotë të OSHP-së dhe pretendimet e palëve i gjeni duke klikuar në këtë vegzë 218-22 vendim /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë i vdekur dhe 860 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Shtatzënia dhe infektimi me Covid, gjithçka që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.