Në Spitalin e Pejës janë kryer vetëm shtatë rezonanca dhe tetë CT-ja në 24 orët e fundit.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të spitalit të Pejës. Rezonancat që kryhen në këtë spital, lexohen nga radiologët e Qendrës Klinike Universitare.
“81 Rëntgen, 36 Ultra zëra, 8 CT-ja, 7 Rezonanca magnetike, 1 Mamograf janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga Reparti i Radiologjisë”, thuhet në njoftim.
Shifrat tjera më kryesore nga puna gjatë 24 orëve të fundit:
– 437 vizita specialistike;
– 19 Pranime;
– 181 Pacientë aktualisht janë të shtrirë;
– 231 pacientë kanë kryer 2,342 analiza;
– 4 lindje, 2 djem dhe 2 vajza;
– 6 operime;
– 38 Dializa;
– 45 shërbime Fiziatrike. /Gazeta Shneta/




