Menaxhmenti i Spitalit të Pejës ka ndarë mirënjohje për disa reparte për punën dhe kontributin në vitin 2023, por këtu nuk u përfshi edhe ortopedia.
Grupi i mjekëve ortoped në këtë repart kanë publikuar një postim ku kanë treguar shifrat prej 449 operacioneve, rreth 50 më shumë sesa në vitin paraprak, shkruan Gazeta Shneta.
Përkundër kësaj menaxhmenti nuk ndau mirënjohje për këta mjekë. Megjithatë ata thonë se kjo nuk do t’i dekurajoj në punën e tyre.
“Përkunder kësaj pune madhështore nuk u dekoruam nga menaxhmenti e as nuk na u nda mirënjohje por kjo nuk na dekurajon aspak, me ketë gjest si duket jemi të bindur që jemi në rrugen e duhur”, thuhet në reagim.
Lexoni reagimin e plotë:
Vitin 2023 e përmbyllem si repart në mënyrë të shkëlqyer. Realizuam 449 operime në sallë të madhe ne krahasaim me 357 të vitit të kaluar, qindra operime tjera në sallë te vogel e mijëra vizita specialistike. Ky rezultat nuk do të ishte i mundur pa punën e shkelqyer te infermierve të repartit, stafit të repartit të Anestezionit, Instrumentareve,repartit te Radiologjisë për ekzaminime përkatëse, repartit te Internos për konsulltat dhe puntorëve tjerë ndihmës.
Përkunder kësaj pune madhështore nuk u dekoruam nga menaxhmenti e as nuk na u nda mirënjohje por kjo nuk na dekurajon aspak, me ketë gjest si duket jemi të bindur që jemi në rrugen e duhur.
Për një gjë jemi bindur, me neve janë krenar familjet tona, shoqëria jonë dhe mbi të gjitha stafi ku punojmë.
Ashtu siç na shihni ne këtë foto, ashtu do të na shihni edhe ne vitin 2024- të bashkuar dhe unik për një qëllim të përbashkët- PACIENTI.




