Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës për foshnjën e vdekur: Ishte mbështjellë me kordonin umbilical

Lajme 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Spitali i Pejës kanë dal me një sqarim në lidhje me dyshimet për foshnjën e lindur të vdekur gjatë ditës së djeshme.

Nga ky spital kanë deklaruar se foshnja ka lindur e mbështjellur me kordonin umbilikal, që sipas tyre dyshohet të jetë shkaktari i vdekjes, shkruan Gazeta Shneta.

“Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbëshjtellur kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur”, thuhet në sqarimin e spitalit.

Paraprakisht ata kanë deklaruar se shtatzëna ishte pranuar në spital një ditë më parë më 7 mars dhe ishte planifikuar lindje e rregullt. Sipas spitalit të Pejës shtatzënës i ishte bërë një CTG dje rreth orës 16:20 dhe nuk ishin dëgjuar të rrahurat e zemrës së frytit andaj ishte vendosur me pajtimin e familjes që t’i nënshtrohej lindjes cezariane.

Nga Spitali kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë neglizhencë.

Sqarimi i plotë:

Mbrëmë rreth orës 16:20 në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një lindje në të cilën ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatëkeqësisht ka lindur e vdekur.

Shtatëzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga Mjeku Specialist dhe i është rekomanduar pranimi në Spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejtë asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin.

Sipas parametrave obsterik lindja vendosët që të bëhet si lindje e rregulltë duke respektuar rregullat protokollare.

Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikqyerja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.

Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes.

Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbëshjtellur kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kupton pikëllimin e familjarëve, dhe NE shprehim keqardhjen për familjarët  dhe bashkëndjejmë së bashku me ta lidhur me këtë rast, por në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mos veprimeve apo veprimeve të Personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla  fatëkeqësisht nuk janë në dorën tonë që ti evitojmë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe Personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merrën me këtë rast.

 

Artikulli paraprakPresioni i gjakut më i lartë se 130/85 mmHg mund të shkaktojë dëmtim të zemrës tek adoleshentët
Artikulli i rradhës Deputeti i VV-së del kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.