Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me një incident që ndodhi dje, ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të institucionit.
Spitali shpreh keqardhjen për rastin dhe njofton se është në proces të mbledhjes së të dhënave për të sjellë të gjitha detajet. Megjithatë, ky proces nuk është mundur të kryhet dje pasi dy të punësuarit e përfshirë ishin në organet e hetuesisë dhe informacioni i plotë ende nuk është në dispozicion.
Pas mbarimit të mbledhjes së informacioneve, në komunikatë rasti do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat se në orët e mëngjesit është raportuar një incident fizik në Spitalin e Pejës. Personi i dyshuar, i identifikuar si L.P., është shoqëruar për intervistë në polici. Prokuroria e ka cilësuar rastin si “lëndim të lehtë trupor” dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./GazetaShneta/




