Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit pajiset me aparaturë moderne DIGITAL C-ARM SYSTEM

Lajme 08/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar se është pajisur me aparaturën e avancuar mjekësore Digital C-ARM System, përmes një bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së.

Sipas njoftimit, kjo pajisje konsiderohet si një teknologji moderne që rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimeve diagnostike dhe trajtuese, veçanërisht në lëmin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

Drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Cana, ka theksuar se investime të tilla po përkthehen drejtpërdrejt në përfitime për pacientët.

“Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe SHSKUK po sjell rezultate konkrete për pacientët dhe stafin tonë. Instalimi dhe vënia në funksion e pajisjes së re DIGITAL C-ARM SYSTEM po mundëson avancimin e shërbimeve diagnostike, rritjen e cilësisë së trajtimit dhe ofrimin e një kujdesi më të shpejtë dhe më të saktë për pacientët tanë,” tha ai.

Tutje, drejtori ka vlerësuar se partneriteti i deritanishëm ka treguar efikasitet dhe vizion zhvillimor:

“Bashkëpunimi ndërmjet SHSKUK-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit po dëshmohet si një model i suksesshëm për zhvillimin e kapaciteteve shëndetësore. Përmes koordinimit të përbashkët dhe investimeve të synuara, po krijohen kushte më moderne pune për stafin mjekësor dhe shërbime më cilësore për pacientët e Ortopedisë dhe Traumatologjisë.”

DIGITAL C-ARM System është pajisje fluoroskopike e cila shërben si mjete thelbësore në trajtimet operative, minimal invazive dhe në procedurat e mbyllura kirurgjikale. Në ortopedi njihet edhe si “syri i tretë i kirurgut”, pasi mundëson kontroll të vazhdueshëm radiologjik gjatë ndërhyrjeve.

Artikulli paraprakSpitali i Gjakovës: Mbi 10 mijë vizita mjekësore dhe 151 operacione gjatë nëntorit
Artikulli i rradhës Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.