Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.
Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.
Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Gjilanit.

1. Shfrytëzueshmëria e Shtretërve (BOR) – 42%
2. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital (ALOS) – 4.5 ditë
3. Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit
– Spitali trajton mesatarisht 918 pacientë të shtrirë në muaj, me një total prej 4,115 ditë të shërimit.
4. Shërbimet diagnostike dhe laboratorike
– 17,511 parametra laboratorike në muaj.
– Ekzaminimet me ultrazë (2,025/muaj), CT (326/muaj) dhe mamografi (87/muaj).
5. Intervenimet mjekësore
– Kryhen mesatarisht 172 operacione në muaj.
– Rentgeni me 1,403 ekzaminime në muaj.
6. Lindjet normale dhe lindjet me CS (prerje cezariane)
– Mesatarisht ndodhin 107 lindje në muaj, prej të cilave 45 janë me prerje cezariane, një përqindje prej 42%.
7. Dializa
– Spitali trajton mesatarisht 547 sherbime për dializë ne muaj.
Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

1. Kapaciteti dhe shfrytëzimi
– Numri total i shtretërve: 325
– Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve: 41.6%
Repartet me shfrytëzimin më të lartë të kapaciteteve:
– Interno Nj. Koronare (80.3%)
– Neurologjia (72.7%)
– Obstetrika (60.7%)
Repartet me shfrytëzimin më të ulët të kapaciteteve:
– Kirurgjia (21.6%)
– Kujdesi Intensiv (12.7%)
2. Numri i pacientëve dhe ditët e shtrimit
– Numri total i pacientëve të shtrirë: 13,015
– Ditët totale të mjekimit: 49,384
– Mesatarja e qëndrimit të pacientëve në spital: 4.48 ditë
Repartet me qëndrimin më të gjatë të pacientëve:
– Psikiatria (10.13 ditë)
– Ortopedia (7.36 ditë)
– Neurologjia (5.68 ditë)
3. Aktiviteti kirurgjikal dhe vizitat ambulantore
– Numri total i pacientëve të operuar: 2,054
– Numri i rioperimeve: 4
Reparti me më shumë operacione: Kirurgjia (724 operacione)
– Numri i vizitave ambulatore: 91,681
Reparti me më shumë vizita ambulatore: Pediatria (13,338 vizita)
4. Numri i vdekjeve
– Numri total i vdekjeve: 246
Repartet me numrin më të lartë të vdekjeve:
– Interno (96 vdekje)
– Neurologjia (29 vdekje)
– Ortopedia (12 vdekje). /Gazeta Shneta/




