Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shënuar një ditë të ngarkuar me shërbime të ndryshme mjekësore. Vetëm dje janë kryer 4,225 analiza laboratorike për 323 pacientë, duke reflektuar një aktivitet intensiv të stafit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvilluar 465 vizita specialistike, ndërsa 50 pacientë janë pranuar për shërim, duke e çuar numrin e të shtrirëve aktualisht në 169 pacientë.
Në maternitet janë regjistruar tre lindje, ku kanë ardhur në jetë dy djem dhe një vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në sallat e operacionit janë kryer 11 ndërhyrje kirurgjikale, dhe pacientët në nevojë për trajtim të vazhdueshëm kanë marrë 42 seanca dialize.
Shërbimet diagnostike kanë përfshirë 86 rëntgenë, 45 ekzaminime me ultrazë dhe 11 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu, janë realizuar edhe 51 shërbime fiziatrike për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve./Gazeta Shneta/




